Lubonja: Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë keq sepse…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.

Sa i përket propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ai u shpreh se ajo do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se specialiteti i Ramës është “korruptimi me paturpësi i intelektualëve të cilët e mbajnë në pushtet.

“Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik. Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.

Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad