Lufta, Berisha në ekspozitën e ambasadës polake për sulmet nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në ekspozitën e çelur nga ambasada polake në Shqipëri, në 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, për sulmet kundër Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik! Ai tregon në një mesazh në Fb, për një libër të ri me rëndësi historike që është prezantuar në këtë takim.

Berisha shkruan: “Dje mora pjesë në çeljen, nga ambasadori i Polonisë, zoti Karol Bachura, të ekspozitës së pasur në fotografi mbi sulmin e Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik në përputhje me paktin Ribentrop – Molotov, rezistencën e fuqishme të kombit polak ndaj këtij pushtimi dhe luftën me vetëmohim të qindra mijëra luftëtarëve polakë në Evropë, Azi dhe Afrikë kundër forcave të Boshtit dhe për fitoren e aleatëve.

Ambasadori Bachura në këtë ceremoni paraqiti me vlerësimet e tij, librin e mjekut dhe historianit të njohur Prof. Dr. Spiro Mëhilli,  “Polonia, viktimë e Luftës së Dytë Botërore”.

Me këtë rast ai falenderoi autorin për këtë vepër të rëndësishme për publikun shqiptar, e cila e njeh atë me të gjithë historinë dramatike që parapriu dhe shoqëroi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.”

Zjarr Tv Ad