“Maranaj”, 12 të arrestuarit e ‘Fajdeve’ mbërrijnë në Gjykatë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës 12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj” që zbuloi një skemë fajdesh që funksiononte prej vitesh në këtë qytet. Të akuzuarit dalin sot para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Të gjithë kane mohuar akuzat dhe do kërkojnë në gjykate që të lirohen. Ata u arrestuan nga policia pasi akuzohen se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua me një përqindje që varionte nga 3-20% siç bën të ditur prokuroria e Shkodrës.

Nëse nuk kthehej shuma e huas, personat e përfshirë në skemë sekuestronin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

 

Zjarr Tv Ad