Marrëveshje mes “gota rakish”? Cili është detaji që tërhoqi vëmendje nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Akademisë së Shkencave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademia e Shkencave dhe Policia e Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila syon përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore. Kjo qasje synon thellimin e kërkimeve shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

Në takim mes kreut te Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe nëndrejtorit të Përgjithëm të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj u diskutua shkëmbimin e përvojës midis specialistëve në lidhje me teknikat laboratorike të analizave të ADN-së në popullatën shqiptare dhe përpjekje të përbashkëta për përvetësimin dhe zbatimin e teknikave të reja laboratorike dhe pika të tjera të marrëveshjes.

Megjithatë në fotot e publikuara në faqen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u vu re një detajë I ndryshëm nga çfarë kemi parë zakonisht. Mungojnë gotat e ujit dhe ato ishin të zëvendësuara me gota rakie.

Linku i postimit të Akademisë së Shkencave:

https://www.facebook.com/akademiaeshkencave/posts/459944579490587

Zjarr Tv Ad