Marshi kundër presidentit të Venezuelës rezulton me viktima

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bilanci i viktimave në Venezuelë është rritur në 14, pas protestave antiqeveritare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Organizata “Venezolano” tha se protestuesit u vranë pas ndërhyrjes së policisë dhe ushtrisë.

Gazeta “El Mundo” raporton se që prej fillimit të protestave kundër regjimit të Maduros, janë arrestuar 218 protestues.

Ndërkohë, udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.

Maduro u dha 72 orë kohë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi, por Uashingtoni tha se nuk do t’i tërheqë diplomatët e saj nga Karakasi.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se qeveria amerikane nuk e njeh më Maduron si president të ligjshëm të vendit.

Të mërkurën, lideri i opozitës, Juan Guaido, e shpalli veten President të përkohshëm. Ai u njoh menjëherë nga ShBA-ja, Kanadaja dhe vendet kryesore të Amerikës Latine ndërsa Bashkimi Europian kërkoi zgjedhje. Rusia deklaroi se mbështet presidentin Maduro.

Në një deklaratë, presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”.

Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që ta njohin zotin Guaido. Thirrja e tij u dëgjua menjëherë edhe në Tiranë e Prishtinë.

Deri më tani, ushtria i ka mbetur besnike Maduros. Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën presidentin Maduro.

Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e ushqimeve dhe medikamenteve ka detyruar milionë njerëz të emigrojnë.

Mijëra protestues antiqeveritarë demonstruan të mërkurën në rrugët e Karakasit.

Policia bllokoi shumë rrugë dhe ura në kryeqytet, ndërsa protestuesit e opozitës hidhnin objekte në drejtim të tyre dhe thërrisnin “Maduro ik”.

Presidenti Maduro po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, që u konsiderua gjerësisht e paligjshshme.

Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë shtuar për shkak

Zjarr Tv Ad