Maturantët në provim/ Testi i matematikës bëhet viral në rrjetet sociale(Foto)

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur mijëra maturantë janë ende duke zhvilluar provimin e matematikës, në kurorëzim të tre viteve të gjimnazit, kopje të testimit janë duke u shpërndarë në rrjetet sociale. Faqja “studentët denoncojnë”,  ka publikuar një mesazh ku thuhet se fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.

‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi i sotem i matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.

Pavarësisht se maturantëve nuk u lejohet që të mbajnë telefona gjatë kohës kur janë në provim, është e disata herë që testimet dalin në rrjet, pak minuta pas nisjes së orarit zyrtar të provimit.

Më herët, maturantët kanë zhvilluar provimin e gjuhës së huaj dhe letërsisë.

Zjarr Tv Ad