Mbappe te Liverpool? Klopp sqaron thashethemet

0
7

Kylian Mbappe pritet të jetë futbollisti më i kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.

Fenomeni francez po kalon një formë fantastike me PSG dhe tashmë flitet për një largim nga kampionët e Ligue 1, me dy kandidatë kryesorë, Real Madrid dhe Liverpool.

Sidoqoftë, pavarësisht se janë kampionë evropianë dhe kryesojnë Premier League në diferencë të madhe pikësh nga Manchester City, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp hedh poshtë një interesim të “The Reds”.

Blerja e një lojtari të këtij kalibri është e vështirë. Unë nuk shoh ndonjë klub në këtë moment që mund ta blejë Kylian Mbappe nga PSG. Nga pikëpamja sportive, nuk ka shumë arsye për të mos nënshkruar me të. Ai është një super lojtar. Por natyrisht bëhet fjalë për para të shumta. Nuk ka shanse. Absolutisht pa shans. Na vjen keq që jemi përfshirë në këtë histori,” zbuloi gjermani.

Mbappe ka një kontratë me gjigantin francez deri në vitin 2022 dhe në rast të një shitje eventuale të 20-vjeçarit, PSG kërkon të përfitojë jo më pak se 300 milionë euro