Mbyllet Kulla Eiffel për vizitorët, zbuloni arsyen

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kulla Eiffel në kryqytetin francez është mbyllur për vizitorët pasi një person ka tentuar të ngjitet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, por nuk dihet në çfarë lartësie ishte personi dhe cilat ishin motivet që e bënë të ngjitej në strukturën atraktive për turistët.

Një zëdhënës i policisë së Parisit tha se skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje ndërhynë në moment.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar informacione të tjera për incidentin duke mos dhënë detaje as për rihapjen e Kullës Eiffel.

Kjo nuk është hera e parë që një person ngjitet në ikonën ndërkombëtare të Francës, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

Në vitin 2015, britaniku James Kingston u ngjit pa litarë mbrojtës dhe pa leje duke shmangur kamerat e sigurisë.

 

Zjarr Tv Ad