“Më shkruajti mos ma përmend emrin”, analisti merr mesazhin “live” në emision nga biznesmeni

0
1034
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Arjan Curri ka folur për hetimet e SPAK sa i përket inceneratorëve, por dhe koncesionit të sterilizimit

Gjatë fjalës së tij ai ka përmendur disa emra që ishin të përfshirë në këto afera. E pikërisht për këtë Curri ka marrë një mesazh në telefon, ku një nga biznesmenët i ka kërkuar që mos t’i përmendet emri.

“Një mesazhet e mia, në Whatapp një nga këta biznesmenë më thotë mos më përmend, ç’punë ke me mua, bëhu profesional. Si mund të bëhem profesional pa të përmendur emrin unë nuk e di.

Më ka ardhur tani “live” mesazhi, nuk po bëj as nuk do kisha thënë gjë fare. Nuk mundet që unë meqë kam një kërkesë, mos them gjërat që mendoj se kjo është kostoja jonë si njerëz të medias”, tha Curri për “ Top Story”.

Zjarr Tv Ad