Meoperacioni antidrogë i policisë së Kukësit, dosja me 19 të pandehurit i kalon SPAK

0
52

Prokuroria e Kukësit ka shpallur moskopetencën për gjykimin e 19 të arrestuarve në maj të këtij të viti për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, duke ia dërguar dosjen SPAK.

Pas dy vitesh hetime, 19 persona u vunë në pranga gjatë një operacioni antidrogë në disa qytete të vendit.

Operacioni i koduar “Shënmëri 2020” i iniciuar nga policia e Kukësit u shtri në qytete si, Lezha, Puka dhe Gjirokastra.

Në pranga ranë dhe dy policisë, si të përfshirë në këtë aktivitet me lëndë narkotike, Arben Kalaja, polic në drejtorinë e Tiranës si dhe Ramiz Cenaj, polic në komisariatin e policisë së Kukësit.

Gjithashtu u pezullua nga detyra Naim Kadiu, një oficer i policisë gjyqësore, po në komisariatin e policisë Kukës.

Mes të arrestuarve është dhe Arben Tuci, vëllai i kryetarit të bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci.

Prokuroria ka dyshime se kreu i grupit është Kreshnik Murataj, i cili është konstatuar në disa prej përgjimeve telefonike.

Një rol të rëndësishëm në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis.

Në një bisedë telefonike të bërë në datën 13 tetor të vitit 2018 mes tij dhe të arrestuarit tjetër Pal Përgjegja dëgjohet teksa flasin për drogë.

Përgjegja pyet nëse “ishte pjekur rrushi”, kurse Kovaçi shprehet se “nuk e ka lënë kush me u pjek”.

Telefonata është bërë pas një operacioni të policisë, gjatë të cilit janë shkatërruar disa parcela.