Mes pluhurit dhe mykut, AKU mbyll dy restorante

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë verë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është përfshirë në një operacion të gjerë për garantimin e sigurisë ushqimore.

Së fundmi ka bllokuar dy restorante në Burrel dhe në Ulëz, për shkak se është konstatuar se ushtronin aktivitetin mes pluhurit dhe mykut.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Ulëz-Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Zjarr Tv Ad