Mësim edhe në fundjavë, UT merr vendimin e rëndësishëm për studentët

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse protesta e studentëve vijon, Universiteti i Tiranës ka vendosur të nisë mësimin normal, por edhe zëvendësimin e orëve të humbura.

Kështu, në një mbledhje në Rektorat është përcaktuar edhe mënyra, ku për pesë javë rresht studentët do të bëjnë mësim edhe në fundjavë, për të zëvendësuar kështu orët e humbura.

“Në mbledhjen e rektoratit të datës 08.01.2019, u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore, e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra, 10 ditë mësimore. Pas diskutimeve të shumta për të mos prishur strukturën vjetore, Rektorati vendosi që mësimi të plotësohet ditën e shtunë dhe të diel për 5 javët në vazhdim, pra, deri më 10 shkurt 2019.

Regjistri të plotësohet në periudhën e ndërprerjes së mësimit gjatë dhjetorit. Ditën e shtunë dhe të diel të javës së parë do të zhvillohet mësimi i dy ditëve të hëna e me radhë”, – thuhet në njoftimin e FEUT.

Zjarr Tv Ad