Messi , CR7/ Beteja epike vijon

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

C.Ronaldo përjetoi një mbrëmje magjike duke udhëhequr Juve drejtë një përmbysje të pabesueshme, “tripleta” e tij do të kujtohet gjatë në Torino. 24 orë më pas Lionel Messi, rivali i tij i përjetshëm, i përgjigjet me një “dopjetë” dhe një asist,duke kualifikuar Barcelonën në çerekfinale.

Ronaldo preferoi të ndryshojë sërish ambient duke lënë “pleshtin” të vetëm në Spanjë por beteja e tyre tashmë po zhvillohet në distancë. Falë këtij dygolëshi, Messi arrin në kuotën e 36 golave në 36 ndeshje këtë sezon, ndërsa Ronaldo vijon marshimin e tij në Champions duke e dërguar në 124 numrin e golave të shënuar. Pikërisht në turneun ku Ronaldo ndihet “mbret” nuk ka pasur një ecuri të mirë pasi në 7 ndeshje në Champions ka shënuar 4 gola.

Në Serie A, Ronaldo ka shënuar 19 gola në 26 ndeshje, shifra të mira duke iu referuar faktit se ky është sezoni i tij i parë në Itali. Duke bërë bilancin e të gjithë turneve këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 24 gola ndërsa Messi 36, 12 gola më shumë. Duke e zgjeruar më shumë këtë krahasim, në karrierën e tyre mbresëlënëse, Ronaldo rikuperon ndjeshëm në raport me Messi. Në 794 ndeshje në karrierë, Ronaldo ka shënuar 595 gola ndërsa Messi në 673 ndeshje ka shënuar 568 gola. Champions League mbetet vitrina e preferuar e portugezit, këtu ka një avantazh shumë të madh krahasuar me Messin, 124 gola CR7 108 pleshti. Të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë që Champions League dhe shorti i së premtes të na ofrojë një tjetër përballje titanësh, një sfidë Ronaldo-Messi do të ishte maksimumi.

 

Zjarr Tv Ad