UEFA ndryshim në shortin e Champions Leagues

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shorti i çerekfinaleve i së premtes është i fundit i këtij sezoni në Champions League. Vendimi i ri i UEFA-s do të zbatohet që nga dita e nesërme dhe skeleti i garës do të finalizohet, më saktësisht, shorti do të përcaktojë menjëherë edhe çiftet e gjysmëfinaleve. Deri më tani, shorti i gjysmëfinaleve është hedhur menjëherë pas ndeshjeve çerekfinale, ndërsa tashmë UEFA ka vendosur që ta ndryshojë këtë rregull. Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool, Porto, Ajax, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Shorti i çerekfinales është tërësisht i hapur, që do të thotë se klubet nga të njëjtat vende mund të luajnë përballë njëra-tjetrës. Gjithashtu mund të takohen edhe klubet që kanë qenë në të njëjtin grup, si rasti i Manchester Unitedit dhe Juventusit. Kujtojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para në çerekfinale, ndërsa ato të kthimit pas një jave me 16 dhe 17. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me 30 dhe 1 maj ndërsa duelet e kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja do të luhet me 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të skuadrës së Atletico Madridit.

 

Zjarr Tv Ad