Meta paralajmëron sërish protesta: Të organizohemi dhe të intensifikojmë aksionin opozitar! Skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sërish protesta, duke kërkuar që të organizohen dhe të intesifikojnë edhe më shumë aksionin opozitar.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë së PL-së, Meta deklaroi se skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të sosur, ndaj nuk mjaftojnë vetëm denoncimet.

Sipas tij, kjo qeveri është pakica e pakicës, ndërsa theksoi se kriza prek jo vetëm qytetarët opozitarë, por të gjithë shqiptarët.

“Skandalet nuk kanë të sosur, ndaj edhe rruga jo vetëm e denoncimeve dhe propozimeve, por edhe e protestave dhe e organizimit mbarë qytetar dhe mbarë opozitar kundër kësaj qeverie e cila, i ka shpallur luftë qytetarëve, financave publike, interesit publik dhe kombëtar, i ka shpallur luftë detyrimeve që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit dhe kërkesave për ecurinë e negociatave me BE duhet të intensifikojmë aksionin tonë si Parti e Lirisë, në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare. Unë jam i sigurt se në këtë rrugë kjo qeveri që sot është pakicë e pakicës, edhe brenda PS rilindja është një pakice, pasi barra e kësaj krize nuk bie vetëm në shpatullat e qytetarëve që janë në opozitë me këtë qeveri por bien mbi gjithë shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Zjarr Tv Ad