Meta pret në takim kryediplomatin hungarez, apel klasës politike: Reflektoni sa më parë për dialog dhe zgjidhje të krizës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter  Szijjarto.

Gjatë takimit, kreu i shteti vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa çmoi mbështetjen e Budapestit zyrtar në procesin e integrimit të vendit në BE.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit evropian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian”, është shprehur Meta.Sa i përket krizës politike në vend, Meta ka apeluar te palët, që të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

“Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, është shprehur presidenti Meta.

 

Zjarr Tv Ad