Meta takon Erdoganin: Turqia, peshë për mbrojtjen e Ballkanit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij turk, Erdogan, gjatë Samitit të SEECP, që po zhvillohet në Sarajevë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kreu i Shtetit Shqiptar, i cili shkruan në “Facebook” se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve kanë një të ardhme mjaft premtuese.

Më tej, Meta thekson peshën e jashtëzakonshme që, sipas tij, ka Turqia në mbrojtjen e Ballkanit dhe të Evropës nga emigracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.

Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, thekson Meta.

 

Zjarr Tv Ad