Meta takon Walker, e fton të vizitojë Shqipërinë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vizitës së tij në Kosovë për përkujtimin e masakrës së Reçakut, Presidenti Ilir Meta është takuar me ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriun që doli publikisht para 21 vitesh duke dhënë alarmin për krimet serbë në Kosovë, William Walker.

Meta: I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Meta thotë se integriteti i lartë i Walker ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës. Presidenti thotë se e ftoi me kënaqësi zotin Walker për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.

Zjarr Tv Ad