Meta thirrje: Ruani sahatet se patronazhistët mund t’ua mbifaturojnë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta deklaroi se rritja e çmimit të energjisë është bërë nga qeveria Rama vetëm me qëllim vjedhjen.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë, shqpitarët duhet të bëjnë kujdes nga patronazhistët, pasi ata mund t’ua mbifaturojnë sahatet elektrike, me qëllim që familjet të detyrohen të paguajnë çmimin e shtrenjtë kur kalohet fasha 800 kilovat për orë.

“Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar.” – u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad