Ministri gjerman takim me Cakaj:I shqetësuar nga dhuna e opozitës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, ku edhe ka takuar  Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave, por edhe protestat e organizuara nga opozita.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm). Jam shum i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit.të opozitës . Një mesazh shum i qartë për opozitën : Dhuna nuk është aspak e pranueshme.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm). Jam shum i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit.të opozitës . Një mesazh shum i qartë për opozitën : Dhuna nuk është aspak e pranueshme.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë.

“Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”,-u shpreh Ministri Roth. Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.

Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.

Zjarr Tv Ad