Motoçikleta pa targa aksidenton këmbësoren në Kuçovë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 63-vjeçare këmbësore është aksidentuar nga drejtuesi i një motoçiklete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në rrugën para bashkisë Kuçovë.

“K.V duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore”, sqaron policia.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad