MSN dështoi të ribashkohej, flet Suarez! Roli i Dembele?

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MSN e famshme, Messi, Suarez, Neymar, kanë qëndruar gjithnjë në kontakt ndërmjet tyre pavarësisht se braziliani vendosi të shpërbej këtë tredhëmbësh, nga më të mirët në qarkullim. Njëri prej tyre, Luis Suarez thyen heshtjen dhe flet për raportin që ai me Messin kanë me Neymar: “Shpesh herë flasim sëbashku, në një grup në Whatsapp, por jo periudhën e fundit. Kemi dashur të respektojmë vendimin e Neymar. Kemi folur me të edhe kur vendosi të largohej nga Barcelona pasi dëshironte të përmirësonte karrierën e tij. Sëfundmi bëri gjithçka ishte e mundur për tu rikthyer”, u shpreh Suarez në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport”.

Çështja Neymar vijon të jetë akoma një temë e nxehtë e cila tërheq vëmendjen e mediave sportive. Në Francë kanë një tjetër version pse dështoi tratativa për rikthimin e tij në Barcelonë. Një rol përcaktues ka pasur dhe Ousmane Dembele. PSG kërkoi që Dembele të përfshihej në negociata por francezi refuzoi PSG. Sipas “L’Equipe”: Barcelona ka qenë ëndrra e Dembele, për këtë arsye vendosi të qëndroj për të provuar shanset e tij.
Zjarr Tv Ad