Murrizi paralajmëron arrestimin e radhës nga SPAK: Frida Krifca do i bashkohet tufës në qeli

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja nga radhët e Partisë Socialiste. Sipas tij, ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është në radhë për tu bërë “kurban” në emër të partisë.

Pas abuzimit me tenderat e bujqësisë, Murrizi aludon se ajo është e përfshirë edhe në rrjetet e narkotrafikut të drogës në Shqipëri.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, ai u shpreh: “Së shpejti ndoshta deri për Bajram edhe prof. dr. e akademisë së dhenve dhe dhive Znj. Frida Krifca do ti bashkohet tufës së të arrestuarve të ditëve të fundit”.

Myslim Murrizi ironizon se mbledhjet e PS nuk do të bëhen më në lokalin që mban emrin e fshatit Xibrakë në dalje të kryeqytetit por në ambientet e burgut të Durrësit ose Fierit.

Në ambientet e këtyre institucioneve, qëndrojnë aktualisht funksionarët më të lartë politikë të PS me akuzat për shpërdorim detyre, përfshirje në tafikimin e lëndëve narkotike, etj.

Kujtojmë se ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shkarkua më asamblenë socialiste të shtatorit të vitit 2023, pas abuzimit me tenderat e AZHBR-ës. Shkarkimi i saj erdhi pasi delegacioni europian ndërpreu fondet për zbatimin e programit IPARD II, me arsyen se ka pasur abuzime nga ana e palës shqiptare.

Postimi i plotë:

Se shpejti ndoshta deri per Bajram edhe prof dr e akademis se dhenve dhe dhive Zj Frida Krifca do ti bashkohet tufes se te arrestuarve te diteve te fundit

Shum shpejt pritet qe mbledhjet e radhes te asambles se Rilindjes nuk do te mbahen më tek lokal XIBRAKU ne Tiran e as tek resort DULAKU ne Lalez,por ne ambjentet e burgut te Durresit ose te Fierit varet ku do jete “ parkuar” shumica e antareve te asambles se hajduteve rilindas

Ps: Se mos e ngaterroni lokal XIBRAKUN me XIBRRAKEN e laboratorit te droges ,se atje do vazhdojne te mblidhen akoma nje pjese e rilindjes se kane nostalgji per kohen e perpunimit te droges megjithese kane disa vite qe e fusin me kontenjer bananesh dhe kohet e fundit me thase kafesh me emer shume te “ veçante”

Linku i postimit:
https://www.facebook.com/100008064798588/videos/966654998353461

Zjarr Tv Ad