Murrizi pyet mazhorancën: Keni shtrirë dorë bashkëpunimi apo mashtrimi? Zgjuat dhe Venecian nga gjumi

0
8

Deputeti, Myslim Murrizi, risolli në Kuvend edhe njëherë debatin për garantimin e të drejtës së votës për diasporën.

Duke u shprehur pro garantimit të kësaj të drejte, Murrizi tha se fillimisht duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, duke kujtuar se në 30 qershor u mbajtën votime dhe jo zgjedhje.

Murrizi nuk la pa thumbuar edhe ftesën e mazhoracës për opozitën lidhur me reformën zgjedhore, duke aluduar për një pazar të mundshëm mes tyre.

Deklaratat Murrizi i bëri ndërsa në Kuvend po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”.

Myslim Murrizi: 70 mijë shqiptarë thotë Ministrja jetojnë në Kanada.Po sa jetojnë në Greqi, Itali, Francë,Gjermani,  Amerikë dhe kudo në çdo skaj të globit të ikur dhe shtegtuar në këto 20 vjet post-komunizëm? A ka ndonjë shifër të saktë ndoshta ministri i Diasporës? Kjo bëhet enkas për shqiptarët që jetojnë në Kanada apo dhe për kanadezët që jetojnë në Shqipëri?Kjo shifër nuk zvogëlohet por vjen çdo ditë duke u rritur. 

Tu japim dhe të drejtë vote tha Hysi, patjetër.Janë gati 2 milion shqiptarë, më shumë se 1.5 milionë votues jashtë shtetit. Po ti shikosh këtu 50 me 50 është.Po ta keni këtë vullnet, besoj se para se t’ua japim me letra dhe ligj të drejtën e të votuarit këtur shqiptarët që janë jashtë t’ja u krijojmë këtë mundësi që të votojnë dhe zgjedhin edhe këtyre shqiptarëve që janë brenda. Shoh që nuk e keni qejf. Në çdo dalje publike flisni për dorë të shtrirë, a dorë bosh, a dorë me trastë pas dore nuk e marr vesh, për dorë të shtrirë për sivllezërit tuaj që në këtë sallë në prill të 2008 ja hoqët mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur, ju latë mundësi vetëm për të votyar. 

U thoni me detyrim përcaktim do të votoni këto fytyra që u japin 2 apo 3 pronarët e kësaj salle prej 12 vitesh. Çfarë zgjedhin shqiptarët nga 2009 e këtej? Kush ka ardhur në këtë sallë nga vota e shqiptarëve drejtëpërdrejtë? Ju shoh që jeni të synetosur nga gjuha kur vjen puna për tu dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.Bëni vetëm votime, nostalgjia e regjimit të xhaxhit si në 30 qershor me një kandidat, ashtu dhe në 2009, 2017. Nëse flisni për votë të lirë dhe zgjedhje jam dakord që të votojnë dhe këta shqiptarë që janë jashtë.

Edhe Taulanti, edhe Rama thonë që ja kemi shtri dorën këtyre që vinë vërdallë në institucion, një herë në muaj marrin erë se kur do t’ja shijojnë erën nga brenda. Keni shtrirë dorë bashkëpunimi apo dorë mashtrimi se kurrë nuk keni bërë marrëveshje vetëm pazare në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Keni shtri dorë apo xhake, tendera, thes? Falja e 61 bashkive në 30 qershor nuk ishte kauzë politike e shqiptarëve që jetojnë këtu. Ishte pazar i dorës së shtrirë me trastë pas dore.

Nxitoni tu krijojmë mundësinë qytetarëve që janë këtu të votojnë për ata që flasin në emër të qytetarëve dhe ata që bëjnë ligjin në emër të qytetarëve shqiptarë në këtë sallë. Dora e shtrirë, pazaret e pista në kurriz të qytetarëve shqiptarë për interesa të ngushta dhe për tu rreshtuar kurriz më kurriz me njëri-tjetrin për t’ju ruajtur asaj që po vjen, nuk i hyn në punë qytetarëve shqiptarë. 

Ndaj me demagogjira që keni një karrige bosh me të drejtë vote e u detyruat të shkretit të ngrihen që në pesë e gjysmë të mëngjesit të zgjojnë nga gjumi Komisionin e Venecias, i prisnin te dera, se i kishit thënë ju për dorën e shtrirë dhe ata donin të bënin foto se s’bën që i takuan ata për betejën që keni mes atij që keni zgjedhur vetë në këtë sallë është jo në funksion të interesave të qytetarëve të këtij vendi.

Po deshët hajde ta fillojmë aty ku fillon themelet shteti dhe pushteti, tek vota e qytetarëve shqiptarë. T’ju japim mundësi të zgjedhin jo të votojnë, boll kanë votu nga ’48 deri në ’90-ën. Mos u tallni më me ta. Po s’qet ngop edhe këto tre mandate që i keni detyru prap të votojnë njëlloj si 45 vjet kurrë mos u ngopshi.