Naftëtaret e Ballshit të vendosura për të mos u tërhequr/ Të hënën do futen në grevë edhe fëmijët…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gratë naftëtare të Ballshit, kanë hyrë sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja e tyre, sa vjen dhe rëndohet. Ata janë të pashpresa, për t’u dhënë një zgjidhje nga ana e qeverisë.

“Jemi shumë keq, po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama”, thonë naftëtaret.

Ato mbeten të vendosura për të vazhduar grevën, duke paralajmëruar se nga aty dalin vetëm të pajeta, në rast se nuk marrin një zgjidhje nga shteti. Disa prej tyre, shprehen se të hënën në grevë do të marrin dhe fëmijët, pasi nuk u ka mbetur asnjë rrugë tjetër, për të ngritur zërin për kërkesat e tyre.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu të hënën! Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë, që këtu dalim vetëm të pajeta, pasi nuk mund të shkojmë dot në shtëpi, ku nuk kemi bukë për t’u dhënë fëmijëve”, janë shprehur ato.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje që ta ndërprisnin grevën dhe të ulen në dialog me të. Ndërkohë që kreu i qeverisë bën presion, gratë naftëtare thonë se nuk do ta ndërpresin grevën, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore tashmë është mjaft e rënduar.

Zjarr Tv Ad