Në azilin e Shkodrës të moshurave u jepen ilaçe të skaduara, mungon dhe ushqimi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të moshuarit që jetojnë në azilin e Shkodrës mund të bien pre e përdorimit të ilaçeve të skaduara.

Është zyra e Avokatit të Popullit që ka ngritur alarmin, pasi ka konstatuar se kjo qendër të moshuarish kishte në përdorim ilaçe të skaduara. Por skandali në këtë qendër ku banojnë si rezident 55 moshuar mbi 50 vjeç nuk mbyllet me kaq, pasi më shqetësues është fakti se në këtë azil është vënë re mungesë e kuotave ushqimore ditore.

Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant”, konstaton Avokati i Popullit.

Dhe problemet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nuk mbyllen me kaq, pasi Avokati i Popullit ngre si shqetësimin edhe mungesën e stafit që i shërben të moshuarve.

Në shtëpinë e të moshuarve jetojnë 11 persona me problem të shëndetit mendor, por shërbimi për ta është i vështirë në mungesë të specialistëve.

Po ashtu qendra nuk ka një mjek me kohë të plotë, dhe as një automjet për transportin e të moshuarve në raste emergjente, transportimin e tyre për vizitat e mjekësore, apo dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Zjarr Tv Ad