Në kërkim për plagosjen e ish-boksierit, kapet i dyshuari dhe dy kushërinjtë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion policor i koduar “Gruda”, ka vënë në pranga një person, të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 6 maj 2017, ku mbeti i plagosur ish-boksieri Nelson Hysa, i arrestuar pak kohë më parë si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Si i dyshuar nga policia e Shkodrës vuri në pranga Valter Ksollan, 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë vëllezërit Ndue Ksolla, 32 vjeç dhe Kolë Ksolla, 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.

Kjo pasi vëllezërit dyshohen se kishin strehuar në banesën e tyre kushëririn e shpallur në kërkim Valter Ksolla, dhe dyshohet se më 14 prill kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad