Nëna nga Burreli sillet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e saj të 8-të

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan se nëna 41 vjeçare është jashtë rrezikut.

Një 41-vjeçare shtatëzanë që rrezikonte jetën e saj dhe të fëmijës për shkak të komplikacioneve është transportuar me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë.

Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.

E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8! Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë ekipeve mjekësore”, shkruan Manastirliu.

Zjarr Tv Ad