Nikoll Lesi: SPAK ka gati urdhër arrestin për një oligark, por ai iku mbrëmë nga Shqipëria

0
1056
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nikoll Lesi thotë se SPAK ka gati fletë arrestin edhe për një oligark.

Por sipas tij, ai është arratisur mbrëmë nga Shqipëria.

“SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Natyrisht në bashkëpunim me qeveritarë të ndryshëm, të ish-pushtetit të Berishës, por edhe në kohën e Edi Ramës.

Janë me qindra milionë euro në formë tenderimesh, koncensionesh, investitorë strategjikë, etj ku SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj.

Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre.

Po të mos jetë ndihma e Ambasadës amerikane, disa dosje nuk do të hetoheshin, sepse presioni mbetet maksimal nga drejtues dhe ish-drejtues të shtetit shqiptar. Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë; hetimet janë se pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë, sikurse edhe për lidhje të ndonjerit prej tyre me krimin e organizuar, sidomos me rrjetin e kokainës.

Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Zjarr Tv Ad