Një ligjvënëse myslimane e SHBA-ve siguron hyrjen në Izrael

0
12

Ministria e Brendshme izraelite ka njoftuar se ka pranaur kërkesën e një ligjvënëseje amerikane për të vizituar Bregun Perëndimor mbi bazën humanitare.

Ky vendim ka ardhur pasi anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Rashida Tlaib, ka nisur një letër për të kërkuar leje që të hyjë në Izrael, pasi asaj dhe ligjvënëses tjetër, Ilhan Omar nga Minesota u është ndaluar hyrja në një vizitë zyrtare.

Në letrën e Tlaib të dërguar për ministrinë e Brendshme është thënë se ajo kërkon “të vizitojë të afërmit, sidomos gjyshen e saj, që është në të 90-at” dhe se kjo mund jetë hera e fundit që e sheh.

Tlaib dhe Omar, janë dy ligjvënëse të cilave u refuzuar kërkesa për vizitë zyrtare në Izrael për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për bojkotim të Izraelit, pas pushtimit të Bregut Perëndimor dhe trajtimit të palestinezëve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Nentanuyhu ka thënë se Izraeli “është i hapur ndaj kritikave”, mirëpo jo ndaj personave që mbështesin bojkotimin e tij si shtet. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë para vendimit se Izraeli do të tregonte “dobësi të madhe” nëse lejojn hyrjen e dy anëtareve myslimane të Kongresit.

Tlaib dhe Omar kanë treguar mbështetje për grupet pro-palestineze më parë. Ato ishte planifikuar të vizitonin Jerusalemin dhe Bregun Perëndimor përmes një grupi palestinez dhe nuk ishte bërë e ditur nëse ato ishte planifikuar të takonin zyrtarë izraelitë.