Nuk ndalen protestat në Hong Kong

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra mijëra demonstrues tubuan sërish në rrugët e Hong Kongut kundër projektligjit të ekstradimeve.

Qytetarët, në të shumtën e tyre studentë, u mblodhën fillimisht në kompleksin qeveritar, duke bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Më pas turma u zhvendos përpara rajonit të policisë, ku u bë thirrje për lirimin nga akuza të aktivistëve të arrestuar në dy javët e fundit.

Gjithashtu u kërkua të hetohet përdorimi i dhunës, i gazit lotsjellës dhe i plumbave të gomës të përdorura nga forcat e policisë.

E premtja ishte caktuar nga protestuesit si ultimatum për qeverinë që të anulohet nisma ligjore për ekstradimin e të dyshuarve për krime të rënda tek autoritetet kineze.

Qytetarët druhen se projektligji i qeverisë mund të përdoret për të përndjekur kundërshtarët e Kinës dhe cënon sovranitetin juridik e legjislativ të Hong Kongut, duke e vënë ish-koloninë britanike nën diktatin e Pekinit.

Pas valës së protestave antiqeveritare që u përshkallëzuan në dhunë javën e kaluar, shefja e ekzekutivit të Hong Kongut ka pranuar që ta pezullojë ligjin për një kohë të pacaktuar, deri sa të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

 

Zjarr Tv Ad