Nxorën informacionin sekret, pezullohen dy oficerë të Policisë së Elbasanit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy efektivë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se kanë nxjerrë një informacion sekret. Njeri prej tyre është specialisti i Sektorit të Krimeve, E.Gj dhe tjetri, inspektor i Krimeve të Rënda, E.H. Veç pezullimit, ndaj tyre ka nisur edhe hetimi administrativ.

Informacioni kishte lidhje me hetimet që po kryheshin për arsenalin e armëve që u gjet në rrugën Elbasan – Papër. Arsenali i përket një grupi të fuqishëm kriminal të Elbasanit dhe u zbulua pas kontrolleve që kreu Policia lidhur me atentatin ndaj vëllezërve Baho.

 

Zjarr Tv Ad