Operacion i madh Itali-Shqipëri, 17 persona në pranga

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, policia italiane ka nisur një operacion kundër trafikut të drogës.

Përveç arrestimeve në Sardenja, arrestime mësohet se janë bërë edhe në Shqipëri.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rruga e Detit’, karabinierët e Sasarit kanë bërë arrestimin e 17 personave, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuar akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge, shpërndarje droge, etj.

Hetimet janë bërë nga njësia e karabinierëve në Olbia me koordinimin e drejtorisë së Antimafias në Kaljari, që ka drejtuar të gjithë punën hetimore.

 

Zjarr Tv Ad