Opozita: Shëndetësia në vdekje klinike

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emigrimi i lartë dhe mungesa e mjekëve janë konsideruar prej opozitës probleme thelbësore të vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha në një tryezë të posaçme për shëndetësinë theksoi se nuk ka mjek për të vizituar gra e fëmijë. Lulzim Basha nga ana e tij duke u shprehur se shëndetësia është në vdekje klinike, premtoi rritje pagash pas rotacionit të pushtetit.

Opozita ka vënë alarmin sa i përket situatës në mjekësi në tryezën “Sfida dhe vizioni ne shendetesi”. Ish kryeministri Sali Berisha theksoi se fëmije e gra nuk po arrijnë të gjejnë  pediater dhe gjinekolog ne spitale. Sipas tij paratë shkojnë për koncesione dhe PPP-te ndaj Shqipëria po shkon me një mjek në një mijë apo dy mijë banorë.

Për kreun e PD Lulzim Basha shëndetësia në Shqipëri është në “vdekje klinike”.

Basha tha se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të nisë menaxhimi i fondeve me anulimin e të gjitha koncesioneve me PPP-t që vjedhin 35-40 mln euro në vit.

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së Martin Henze i pranishëm në tryezë ngriti shqetësimin e emigracionit të lartë. Sipas tij nëse në Shqipëri fenomeni i largimeve vazhdon me këtë ritëm, pas 5-6 vitesh në vend do të jetojnë vetëm moshat e treta.

Zjarr Tv Ad