Opozita takon raporteren për Shqipërinë: Zgjedhje të parakohshme, mazhoranca po saboton reformën zgjedhore

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësues të opozitës janë takuar me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. . Pas takimit, Genc Pollo nga PD tha se rruga e vetme për të  kthyer normalitetin në vend janë zgjedhje e parakohshme.

Genc Pollo: Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend  janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë, që është një nga kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti BE kur të hapen negociatat. Është pengesa e mazhorancës që përbën  problem për Shqipërinë dhe problem për hapjen e negociatave. Gjithashtu patëm mundësi të sqarojmë që ligje si ai që i jep policisë të përgjojë qytetarë vend e pa vend. Ligje të votuara nga mazhoranca në këtë parlament, si ato të mediave, ligje që synojnë të kapin Gjykatën Kushtetuese janë jo vetëm problem për shtetin ligjor,  për edhe për hapjen e negociatave.

Ndërsa Klajda Gjosha tha se mazhoranca nuk duhet te minojë reformën zgjedhore.

Klajda Gjosha: Unë i kërkova sot zonjës Santos një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.

Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar. Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë. Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë.

Zjarr Tv Ad