OVL e UÇK’së: Haradinaj e ka dëshmuar dy herë pafajësinë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar. Lidhur me ftesën e tij, në OVL e UÇK’së kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohuri.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk e kanë pritur një gjë të tillë dhe se Haradinaj dy herë e ka vërtetuar pafajësinë e tij.

“Jo nuk kemi pasë ftese a as nuk kemi pritë. Nese ai ka deshmu që është i pafajshëm, kështu e ka dëshmu edhe procesi gjyqsor. Vërtetim është që dy herë ka dale i pafajshem. Rasti i ashtazakonishem nuk ka ndodhë kshtu asnjherë në gjykatat nderkombetare. Për ne është shumë befasuese”, ka thënë Haradinaj.

“Ka thënë se OVL është lodh duke na sprovu me keso sene duke na pergjithsu si të pa pastër, si kriminelë dhe pa prova. Ne do dalim me një  vendim meqë qeveria nuk po del me një vendim për mbrotjenn e te drejtave të luftës dhe pastaj të shohm kush është e kush jo i zhytur”, ka shtuar ai.

“Njoftohen mediat elektronike dhe të shkruara se, sonte (19.07.2019) në ora 20:00, lidhur me zhvillimet e sotme rreth doreheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj dhe fteses per ne Hagë, kryesia e OVL UÇK-së mban konference me gazetarë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot në fund të mbledhjes së Qeverisë Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”ka deklaruar Haradinaj.

 

Zjarr Tv Ad