Panucci lë jashtë Lenjanin

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermir Lenjani po kalon një formë mjaft të mirë tek Sioni në Zvicër. Anësori i majtë, është shndërruar në një titullar fiks, dhe gjithashtu një pikë kyçe për formacionin e trajnerit Mauricio Jakobaçi. Këtë sezon, ai ka gjetur edhe tre herë rrugën e rrjetës, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste në Superligën zvicerane, në 1215 minuta të luajtura. Por, pavarësisht kësaj forme të mirë, siç njofton vetë mbrojtësi i majtë, ai nuk është ftuar nga Christian Panucci për ndeshjet e Kombëtares në muajin mars, ndaj Turqisë dhe Andorës.

“Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja”, shkruan Lenjani në një postim në Instagram, duke vendosur edhe ikonat që shprehin habi.

 

Zjarr Tv Ad