Tunizi, 11 foshnja humbin jetën në spital

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

11 foshnja të sapolindura kanë humbur jetën, brenda 24 orësh në një spital lindjeje në Tunizi. Menjeherë pas ngjarjes së rëndë, ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqjen. Foshnjat e sapolindura vdiqën në spitalin e lindjes ne Ramba, ndërmjet të enjtes dhe të premtes, të javës qe shkoi, tha ministria, në një bisede të organizuar me shoqatën e fëmijëve tunizianë, të dyshuar për ndotje të gjakut, të shkaktuar nga një produkt ushqimor. Ministri Shëndetësisë Tunisiane,  Abdel Raouf el-Sherif dha dorëheqjen të shtunën pas vdekjes misterioze të njëmbëdhjetë foshnjave,  brenda 24 orëve në një maternitet ne kryeqytetin, Tunis, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore TAP.  Prokuroria nisi menjëherë hetimin  për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Në lidhje me rastin, janë marrë masa parandaluese dhe të kujdesit për të shmangur më shumë viktima” dhe për “të siguruar shëndetin dhe të sapolindur të tjere  në repartin obstetrik,” u shpreh  ministria në një deklaratë per shtyp. Tunizianët ankohen për përkeqësimin e shërbimeve publike, pas rënies së ish-presidentit Zine El Abidine Ben Ali, në vitin 2011, e cila ishte pika e fillimit për një tranzicion demokratik në vend, por qe  e zhyti vendin në një krizë ekonomike.

 

 

Zjarr Tv Ad