Papa Françesku lan dhe puth këmbët e disa të burgosurve

0
3

Papa Françesku lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve të enjten, në një shërbim tradicional, duke u thënë atyre të shmangin çdo strukturë hierarkie ose ligjin e më të fortit në burg, dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Paraardhësit e Françeskut mbanin ritin tradicional të së enjtes së Shenjtë në një nga bazilikat e mëdha të Romës, duke larë këmbët e 12 priftërinjve. Por, për të theksuar simbolizmin e shërbimit, Papa aktual e transferoi atë në vendet e e vuajtjes së dënimit, si burgjet, qendrat e emigrantëve apo azilët e pleqve.

Ai udhëtoi këtë vit në një burg në qytetin Velletri, rreth 40 km në jug të Romës. Është hera e pestë që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, që ai ka mbajtur shërbimin, i cili përkujton gjestin e Jezuit që iu përul apostujve të tij, natën para se të vdiste, në burg.

Papa Françesku u tha të burgosurve se në kohën e Jezusit, larja e këmbëve të vizitorëve ishte punë e skllevërve dhe e shërbëtorëve. “Ky është rregulli i Jezusit dhe sundimi i ungjillit. Rregulli i shërbimit, jo domosdoshmëri apo poshtërim i të tjerëve “, tha ai.