Partia ZGJIDHJA: Braktisni farsën e 30 qershorit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia ZGJIDHJA, me anë të një deklarate për mediat bën thirrje ndaj partive politike që të tërhiqen nga gara.

ZGJIDHJA thotë se partitë politike duhet të tërhiqen nga këto zgjedhje, që kërkojnë të përçajnë shqiptarët.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Braktisni farsën e 30 qershorit!

Disa kandidatë të partisë ‘Bindja Demokratike’ kanë braktisur deri më tani kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Partia ‘Zgjidhja’ i përshëndet këto zhvillime, pavarësisht motiveve, sepse më i rëndësishëm është refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse.

‘Zgjidhja’ e ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk mund të shkohet në  zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Prandaj në Kongresin e i-rë vendosi që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në tetor. Aty ne i ftuam edhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ që të tërhiqeshin nga zgjedhjet, si një investim për bashkimin e Shqipërisë, për paqen, lirinë dhe për çlirimin e zgjedhjeve.

‘Zgjidhja’ e ripërsërit ftesën për të gjithë ata që ende nuk kanë braktisur aventurën e Ramës që kërkon të çojë shqiptarët në konfrontim civil për farsën zgjedhore të radhës.

 

Zjarr Tv Ad