Partizani nuk njeh pushim, nis përgatitjet për takimin hapës në Superiore

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka pushime për fituesin e Superkupës së Shqipërisë, Partizanin. Të kuqtë kanë nisur përgatitjet për takimin premier të kampionatit ndaj Kukësit. Seanca e radhës është zhvilluar sot paradite në Elbasan.

Trajneri Lerda dhe stafi teknik kanë monitoruar kondicionin fizik të lojtarëve duke vijuar me programin e përcaktuar stërvitor. Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Partizani synon që ta nis kampionatin me fitore për të qënë në rrugën e duhur drejt mbrojtjes së titullit, të fituar sezonin e shkuar pas 26 vitesh.

Zjarr Tv Ad