“Patë pak propagandë, por mirë se vini në vendin më pro Europës”, Rama kritika për BE: Premtimet ekonomike s’janë realizuar plotësisht

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor foli për sfida me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike. Ai tha se premtimet e BE nuk janë realizuar plotësisht.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se është shumë me rëndësi që të punohet lidhur me këto ndasi në mënyrë që Europa të mos dëmtohet së brendshmi.

“Më lini t’ju uroj mirëseardhjen këtu në një vend që ka qënë bastion i propagandës së mirëfilltë Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi e që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët, që u nis 9 vjet më parë nga Merkel në Berlin, e qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E, pa B.

E megjithatë të gjithë besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët. Dua të shpreh mirënjohje për përpjekjet e komisionerit Varheley, tashmë po ndërmarrim hapa për ndryshime kryesore ekonomike. Ky është hapi i parë i guximshëm, tashmë jemi në pikën kur diskutojmë ekonominë dhe gjithë të tjerat. Ne kemi luajtur rolin tonë, por përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje afatgjate midis disa vendeve të rajonit. Mund të them që fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, janë dëshmi e shkalëër së frikshme të ndarjes që e ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, ky kriza të forta kanë na kanë goditur.

Në kuadër të planit të Ballkanit Perëndimor investimet janë mbresëlënëse. Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare, por procesi i brazuar në merita duhet të vazhdojë, Por në këtë peizazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad