PD: Lindita e braktisur pas tërmetit nga qeveria dhe bashkia

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka publikuar sot historinë e një gruaje nga Fushë Mamurrasi, e cila që pas tërmetit të 26 nëntorit jeton në çadër plasmasi me gjithë familjen e saj.
Sipas PD, Lindita Basha është e braktisur nga qeveria dhe bashkia.

“Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria.
Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës”, shkruan PD.

Tre javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës, deklaron më tej Partia Demokratike. Sipas saj, dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit.

 

Zjarr Tv Ad