Aksident në Pogradec, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Pogradecit ku një mjet tip “Benz” ka marrë përpara një biçikletë. Mësohet se drejtuesi i biçikletës rreth moshës 50 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin nga Tirana me iniciale R.A.

Informacion paraprak
Më datë 15.12.2019, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi R.A, 35 vjeç, banues në Laprakë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh., banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa shtetasi B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad