Pekin, Bisedime Kinë-SHBA për heqjen e tarifave doganore

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina theksoi sot se heqja e tarifave doganore ishte një kusht paraprak për çdo marrëveshje të pjesshme me SHBA-në përsa i përket luftës së tyre tregtare.

Javën e kaluar, Ministria kineze e Tregtisë kishte theksuar se Pekini kishte rënë dakord me Uashingtonin për një heqje hap pas hapi të tarifave doganore të ndërsjella.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump i ka përgënjeshtruar këto informacione, në momentin kur Kina dhe SHBA-ja po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje të pjesshme për mosmarrëveshjen e tyre tregtare.

“Nëse dy palët arrijnë në një marrëveshje paraprake, heqja e tarifave doganore duhet të reflektojë plotësisht rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”, theksoi sot për shtypin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng.

Gao theksoi se negociatorët e dy vendeve po diskutojnë për këtë çështje në thellësi.

Lufta tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit është kthyer tashmë në tarifa doganore të ndërsjella duke çuar në qindra miliardë dollarë shkëmbime vjetore.

Zjarr Tv Ad