Përjashtimi i Berishës nga PD, Spartak Ngjela: Më i godituri Rama, për 3 muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një lidhje Skype për Fax News avokati Spartak Ngjela foli për përjashtimin e e Berishës nga PD-ja duke thënë se Basha mori vendimin e duhur sepse donte të ndërtonte karrierën e tij me përkrahjen amerikane dhe se cështja do të godasë më fort kryeminstrin Rama pasi mund të kemi zgjedhje të parakohshme brenda 3 muajve.

Ngjela theksoi se vendimin e ka marrë departamenti i shtetit amerikan dhe që kur Berisha u shpall non grata ata i bënë paralajmërimet për PD-në.

“Natyrisht që mendoj se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër, nuk e ka marrë ai vendimin por departamenti i shtetit, do flasim për shkakun jo për pasojën. Departamenti të SHBA e ka shpall Berishën ‘non grata’ , këtë nuke lejon as ligji shqiptar.

Jo vetëm non grata por politika amerikane deklaroi se nëse nuk do e përjashtoni do ‘hani bar’, tani Basha veproi mire, Saliu është mendjengushtë.
Berisha ose nuk është mirë nga mendja ose ka një qendër jashtë që e drejton.

Unë flas si jurist, nuk e ka nxjerrë Basha vendimin, nuk mund të prishej me Amerikën. Ne po flasim për substancën, ai nuk ka gabuar, ai rregulloi karrierën e tij edhe nëse e ka pasur në pikëpyetje lidhur me partnershipin e madh.

Berisha bërtet kot, është i corientuar. Ç’faj ka Basha, sepse asnjë nga këta që mbështetën Berishën nuk po flet. Ekuacioni ka dy krahë, e vetmja rrugë është që ti binden Bashës dhe të rritet figura e tij. Nga e gjithë kjo më i godituri është Rama, mbajeni mend nga unë këtë, po të shikosh poshtë e përpjetë ai i ka sjellë këto telashe pavarësisht se nuk del hapur.

Cështja është shumë e thjeshtë, nëse kemi rritjen e Bashës me përkrahjen e Amerikës për 3 muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme.
Dominoja është shumë e rrezikshme, po vure një gur 5 me 3 do të të vidhet, është gur i Amerikës ai
“- u shpreh avokati.

Zjarr Tv Ad