Peshku është një nga ata përbërës që kërkon kujdes në përgatitje. Nëse e skuqni nuk duhet të thithë shumë vaj, i pjekur nuk duhet të thahet shumë dhe nëse e zieni duhet të dini si të ruani shijen e mirë. Po kështu janë edhe preferencat e njerëzve, në lidhje me recetat e peshkut, pra janë të ndryshme.
Megjithatë, në këtë artikull, nuk do të flasim për shijen e mirë të tij, por për mënyrën e gatimit që ju dhuron më shumë shëndet. Ekspertët rekomandojnë disa mënyra, të cilat favorizojnë më tepër shëndetin e mirë të zemrës që do t’jua rendisim si më poshtë.
Mënyra më e mirë e gatimit për të mbrojtur zemrën.
Shumë studime, flasin për vlerat që omega-3, që gjendet me shumicë tek peshku që i dhuron shëndetit të zemrës. Sipas ekspertëve, në një studim të zhvilluar në Universitetin e Hauait, në mes mënyrave më popullore të gatimit të peshkut, ai i zier dhe i pjekur, duket se arrin të sjellë më shumë vlera për trupin. Krahasimi i ekspertëve, matet me sasinë e omega-3 që përfitoni pasi e gatuani peshkun. Sa më shumë të jetë ruajtur ajo gjatë gatimit, aq më të vogla janë shancet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Sa më i thatë, i konservuar apo i skuqur të jetë peshku, aq më shumë rrit riskun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve si tek burrat, ashtu dhe tek gratë. Sipas Dr Lixing Meng nga Universiteti i Hauait, burrave u duhet të marrin 3.3 gr omega-3 në ditë, në mënyrë që të mbajnë një shëndet kardiovaskular të shëndetëshëm. Gratë, rekomandohet që të marrin të njejtat sasi, megjithëse efektet e omega-3, janë më të dukshme tek burrat.
Marrja e sasisë së duhur të omega-3, e ul rriskun e dëmtimit të zemrës dhe rrugëve të saj deri në 23%. Sipas ekspertëve, ky studim ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve, mbi konsuminimin dhe gatinin e duhur të peshkut, si një burim domethënës i omega-3.