Piloti kunsumon alkol në sasi të madhe, anullohet fluturimi në Rinas

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Kufitare e fluturimit ka bllokuar nisjen e një avion nga Rinasi, pasi piloti kishte konsumuar alkool. Piloti spanjoll E. L. është proceduar penalisht.

Mësohet se spanjolli është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar alkool në masë të madhe.

Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare është bllokuar fluturimi dhe pasagjerët janë kthyer në tranzit.

Gjithashtu, pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.

Mbi pilotin sapnjoll rëndon akuza ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

 

Zjarr Tv Ad