PL organizon strukturat e Tiranës, Ilir Meta: Pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve, Ramës i ka hyrë frika

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka njoftuar sot organizimin e strukturave të Tiranës, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore në pranverën e vitit 2023. Kryetari Ilir Meta ka thënë se edhe pak muaj i ndajnë qytetarët nga marrja në dorë e bashkive, që sipas tij Basha ia fali Edi Ramës.

“Është kënaqësi që të takohemi sot pikërisht vetëm pak muaj që na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve të Shqipërisë dhe nga rikthimi i Bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë Edi Ramës.

Nuk është thjesht problemi i parave, ishin ruse nuk ishin ruse atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cenuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës.

U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura Edi Ramës. Ishte pikërisht kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë Edi Ramës që të bëjë si i do qejfi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. E pra, kjo kohë përfundoi, ndaj Edi Ramës i është futur frika në palcë”, u shpreh Ilir Meta.

Delegatët e 11 njësive të Tiranës:

Njësia 1: Endrit Braimllari

Njësia 2: Erisa Xhixho

Njësia 3: Brisida Shehaj

Njësia 4: Elona Guri

Njësia 5: Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7: Monika Kryemadhi

Njësia 8: Klevi Pojana

Njësia 9: Tedi Blushi

Njësia 10: Kejdi Mehmetaj

Njësia 11: Endrit Braimllari

Zjarr Tv Ad