Poçem, 27 muaj pa marrë rrogat: Punonjësit e nënstacionit elektrik ndërmarrin aktin ekstrem

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit kanë dalë sot në një protestë. Ata thonë se nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh dhe se nuk e dinë për kë punojnë pasi u është ndërprerë kontrata me kompaninë në 31 dhjetor.

Ata deklarojnë se do t’i dërgojnë peticion kryeministrit, bashkisë dhe prefektetit për pagat e prapapbetura.

‘’Halli ynë u bë legjendë. Ne kerkojmë një zgjidhje nuk dimë ku të drejtohemi. Do të braktisim punën.

 Kemi 27 muaj pa marrë pagat. Pse na gënjen ku do hanë fëmijët tanë bukë. Nuk kemi më lek të marrim ilaçet”, shprehen disa nga punonjësit.

Zjarr Tv Ad